Trajtimi i ndryshimit të klimës duhet të vazhdojë pavarësisht se vendet janë të përqendruara për të gjetur zgjidhjen për Covid-19.
Ministrat e mjedisit nga 30 vende të ndryshme të botës do të takohen në një konferencë online për të diskutuar mbi përpjekjet që kanë bërë vendet për të ulur emetimin e gazeve serë.
Mbledhja quhet “Dialogu i Klimës në Peterberg” dhe do të përqendrohet në idenë se si do të organizohet një rimëkëmbje e ekonomisë së “gjelbër”, pasi të ketë mbaruar faza akute e pandemisë.
Qëllimi i këtij takimi është të krijohet një marrëveshje ndërkombëtarë për shkurtime të karbonit përkundër shtyrjes së konferencës kryesore COP26 të planifikuar më par në Glasoë.
Alok Sharma, Sekretari i Klimës në Mbretërinë e Bashkuar dhe presidenti i konferencës COP26, thotë se është i përkushtuar të rrisë ambicien globale për klimën në mënyrë që të plotësohet Marrëveshja e Parisit, pra që temperatura e botës të ulet nën 2 gradë celsius.
“Bota duhet të punojë së bashku. Pavarësisht pandemisë, duhet të merret edhe me gjelbërimin. Në Dialogun për Klimën në Peterberg, ne do të bashkohemi për të diskutuar se si ta shndërrojmë ambicien për klimën në veprime reale,” shtoi ai.
Konferenca është bashkë-organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania. Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim do të marrin pjesë, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe anëtarët e shoqërisë civile dhe biznesit. Javën e kaluar, Guterres paralajmëroi se ndryshimi i klimës ishte një problem më i thellë se virusi.
Grupet e fushatës do të jenë skeptikë në lidhje me takimin. Që nga marrëveshja e Parisit për të ulur emetimet, dyoksidi i karbonit është gjithnjë e në rritje, megjithëse aktualisht ekziston lloj ulje për shkak të koronavirusit të ri.
Organizata jofitimprurëse “Care” thotë se është e alarmuar që financat publike të siguruara nga vendet e pasura për vendet në zhvillim, për të ulur emetimet dhe për t’u përshtatur me ndryshimet e pashmangshme të klimës.
Sven Harmeling nga CARE tha se bese qeveritë dështojnë në stimulimin e tyre të qëndrueshëm, të barabartë ekonomik, ata do të drejtojnë planetin tonë shumë më thellë se trazirat ekzistenciale ekonomike, sociale dhe ekologjike të shkaktuara nga kriza klimaterike.
BE-ja tashmë është e vendosur të sigurojë një ekonomi “të gjelbër”. Shefi i Marrëveshjes së Gjelbër të Komisionit, Frans Timmermans, tha se çdo euro e shpenzuar për masat e rimëkëmbjes ekonomike pas krizës COVID-19 do të lidhej me transformimin e gjelbër dhe digjital.
“Marrëveshja e gjelbër evropiane është një strategji e rritjes ekonomike dhe një strategji fituese. Nuk është një luks që të jemi të përgatitur për një krizë tjetër. Është thelbësore për të ardhmen e botës,” ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Markus Pieper, një eurodeputet nga partia e qendrës së djathtë gjermane CDU, thotë se plani gjithëpërfshirës i BE për investime në teknologji të pastra nuk do të jetë më i mundur.
“Marrëveshja e Gjelbër ishte një sfidë gjigante për një ekonomi në formë të lartë. Pas shpërthimit të koronës, thjesht nuk mund të jetë e zbatueshme financiarisht”shtoi ai.
Ekonomisti Lord Stern nga Mbretëria e Bashkuar shpjegon se prioriteti i menjëhershëm është kriza aktuale Covid -19, por duhet të mendojmë të ndërtojmë të ardhmen./BBC/