Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane.
Sipas “Sky Sport” Interi është shumë pranë akordit me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla.
Prej kohësh është përfolur për një interesim të zikaltërve, por tani palët duken më pranë se kurrë.
Mësohet se Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove.
Shqiptari pritet të zërë vendin e Godinit, i cili do të largohet këtë verë, teksa Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar.
Në rast se ky transferim do të konkretizohet, Kumbulla do të bëhej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.
L’Inter è in vantaggio per Marash Kumbulla, ci lavora da gennaio: si tratta ancora per chiudere l’affare con il Verona per il difensore classe 2000 che costa 25 milioni 🇦🇱 @MatteMoretto #calciomercato
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 25, 2020
g.kosovari