Presidenti Ilir Meta foli për jetën e tij familjare gjatë kësaj periudhe të vështirë, në intervistën për emisionin “Kjo javë”, nga ku zbuloi detaje rreth marrëdhënies me bashkeshorten e tij Monika Kryemadhi dhe si e ndan kohën.
A ka pasur Presidenti Meta frikë?
Asnjëherë personalisht, për arsye se nuk është se kam ndonjë problem tjetër shëndetësor e dihet që bëhet problematik tek ata që kanë shqetësime të tjera, përsëri duhet të jemi të kujdesshëm për famiLjen, bashkëpunëtorët e miqtë, apeloj për cdo qytetar që të keTë kujdes jo vetëm për veten por për të gjithë të dashurit se mbrojmë veten, familjen e vendin tonë.
Si e ndan kohën?
Koha ime ndahet midis zyrës dhe shtëpisë, punës, leximit dhe pak sport brenda mundësive që lejon dhe vetë kjo situatë.
Kryemadhi tha se të gjitha ngarkesat në shtëpi kanë qenë të sajat. Si ndiheni në kushtet e karantines e cila dihet qe sjell edhe debat?
S’kemi pasur fare debate, ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe është sjellë në mënyrë më shembullore, familjare e pozitive gjatë kësaj kohe, ndoshta kjo është një nga të mirat që kemi fituar nga karantinimi.
A është Kryemadhi në listën e kritikëve për marrëdhënien me Ramën e qeverinë?
Ajo si natyrë është gjithnjë kritike në tërësi por ka qenë më shumë e përqendruar në cështje të tjera e skemi hyrë shumë në debate të tilla, në përmbushjen e detyrimeve të mia unë smund të ndikohem nga kritikat që bëhen, jam i deturyar të përmbush detyrat e mia si president pa pasur frikë nga kritikat kur mendoj që ato nuk i shërbejnë atyre vendimeve që duhen marrë në interes të gjithë popullit shqiptar,. e kuptoj pakënaqësinë e mosbesimin por për mua është inreresi i shqiptarëve prioritët, mbrojtja e tyre nga cdo llo abuzivizmi e smund ti lejoj vetes asnjë sjellje të karakterit populist e spekulant. /BW
g.kosovari