Monika Kryemadhi i është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama pas kritikave të shumta nga simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët e kanë konsideruar si “tradhëti” sjelljen e fundit me mazhorancën.
Kryemadhi shprehet se shefi i qeverisë do të ketë një fund të keq.
Sipas saj, ai e ka shtyrë vendin drejt një lufte ekonomike.
“Na shikoni ne që bëjmë si pjeshka blloku kur postojmë në Instagram. Nuk është kjo jeta. S’kemi bukë të hamë. Shqiptarët do ta shqyejmë Ramën se ri në Instagram, Facebook e Tik Tok duke postuar. Kjo është luftë ekonomike. Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve duke u hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot”, thotë Kryemadhi në Ora News.
Për Monika Kryemadhin amnistia fiskale e prezantuar nga qeveria e kryeministrit Rama është një mashtrim.
Më herët, ndaj Kryemadhit ka pasur kritika të shumta edhe pse nuk i shkoi në takim kryedemokratit Lulzim Basha, ku më vonë ajo reagoi duke u shprehur se arsyeja ishte se kishte larë dhe shpëlarë shtëpinë. (TemA)
g.kosovari