Serbia ka vendosur sot që të dërgojë furnizime mjekësore dhe mbrojtëse në Itali, në një veprim solidariteti në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë aeroportin e Beogradit për të parë aeroplanin e mbushur me ndihma.
Një ditë më parë, ai u takua me ambasadorët e BE-së në Beograd për të diskutuar pandeminë dhe ofroi ndihmë nga suficiti i pajisjeve të ndryshme të Serbisë për “çdo vend anëtar që mund t’i nevojitet”.
“Serbia është shumë mirënjohëse për ndihmën e Bashkimit Europian, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit”, tha Vuçiç.
“Ne do ta respektojmë gjithmonë këtë”, theksoi ai.
Ai shtoi se ofroi paketën e ndihmës gjatë një bisede telefonike me guvernatorin e Venetos, Luca Zaia. /e.s/