Një 17-vjeçare nga Saranda ka tronditur me historinë e saj, pasi ka akuzuar për abuzim seksual tre persona. Abc News ka siguruar një pjesë të dosjes së së prokurorisë, ku argumentoi kërkesën për masën “arrest me burg” për Bajram Tushën.
Vajza është abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha, ndërsa në dosjen e prokurorisë thuhet se me këtë të fundit familja e saj ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie.
Në dëshminë e saj vajza ka pohuar se është abuzuar edhe nga dy persona të tjerë, të njohur të familjes së saj.
Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur disa persona, përfshirë edhe prindërit e të miturës. Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë thuhet se është kryer edhe një përgjim ambiental, ku janë mbledhur prova që çoi më pas në arrestimin e 72-vjeçarit Bajram Tusha.
Grupi hetimor ka përgjuar një bisedë të bërë mes 72-vjeçarit Tusha dhe personit tjetër të akuzuar nga 17-vjeçarja se edhe ai ka abuzuar seksualisht me të.
Në dosje thuhet konkretisht: Lidhur me këtë ngjarje është bërë edhe një përgjim ambiental midis dy të dyshuarve Bajram Tusha, dhe M.P. Përgjimi është kryer në intervalin kohor 16:50 deri në orën 16:55, të datës 21.04.2020.
Në procesverbal fjalët e thëna nga Bajram Tusha janë shënuar me gërmën “B”, ndërsa fjalët e thënë nga i akuzuari tjetër janë me gërmën “M”.
Biseda:
M: Hë mo
B: Ajde pak. Të morën në pyetje?
M: Eee
B: Ço themi
M: S’di gjë unë s’e njof fare i thashë mo. Eee, unë s’e njo fare i thashë.