DASHI
Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak rutinë sot. Në çdo moment do përjetoni emocione të reja dhe do ndiheni shumë më mirë se dje. Për beqarët dashuria do ju sjellë një surprizë të madhe që ata duhet ta mirëpresin me krahë hapur. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini ta mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Edhe ata që kanë pasur disa probleme më parë do ndihen më të qetë.
DEMI
Bëni pak më shumë përpjekjeje për mirëkuptim ju të dashuruarit dhe keni për ta parë sesa mirë do ju shkojnë gjërat. Kërkesat e tepruara pakësojini dhe asnjë moment nuk do keni debate. Beqarët do kenë mundësi për aventura kalimtare kështu që do e kenë vetë në dorë nëse do duan t’i shfrytëzojnë ato. Jupiteri do i mbrojë financat dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.
BINJAKET
Mëngjesi nuk do jetë shumë i mirë për ata që janë në një lidhje, por pas mesditës dielli do shkëlqejë më tepër dhe zemrat do ngrohen. Beqarët do bëjnë deklarata më të forta dashurie dhe më në fund do ja dalin të afrohen edhe më shumë me dikë. Për financat Dielli do jetë i favorshëm. Ai do sjelle fat, sukses dhe shumë maturi. Mund të bëni edhe investime pa pasur frikë.
GAFORRJA
Sot do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj ju të dashuruarit dhe do bëni gjithçka që emocionet të jenë akoma më të forta. Dashurinë që keni për njëri-tjetrin do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Beqarët më mirë të mos tentojnë të hedhin asnjë hap gjatë kësaj dite sepse mund të vuajnë më vonë. Në planin financiar duhen bërë shumë sakrifica sot që e nesërmja të jetë më e mirë.
LUANI
Dielli do jetë sërish planeti që do e mbrojë edhe jetën tuaj në çift sot. Priten momente fantastike dhe të mbushura me emocione të forta. Beqarët le t’i marrin më mirë gjërat shtruar dhe le t’ia lënë kohës gjithçka. Me shpenzimet duhet të jeni paksa të kursyer nëse doni që gjendja e te ardhurave të jetë e mirë. Po e lëshuat dorën shume shpejt do fillojnë problemet.
VIRGJERESHA
Ka rrezik që sot të kini debate të vazhdueshme ma partnerin tuaj dhe shpesh do ndiheni me të vërtetë keq. Do jenë personat e tretë ata që do ndikojnë pafund dhe do nxisin mosmarrëveshjet më të mëdha. Për beqarët mund të ndodhin takime vërtet interesante, të cilat duhet të shfrytëzohen sa më shumë. Buxhetin do dini si ta organizoni gjithë kohës dhe nuk do keni probleme.
PESHORJA
Ju të dashuruarit që deri më sot keni pasur një jetë të bukur dhe plot ngjyra, sot do keni debate dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Do keni plot mendime negative që do ju shtyjnë të debatoni gjithë kohës. Beqarët do kenë një ditë shumë të veçantë, madje më të mirë edhe nga sa e kishin ëndërruar. Në planin financiar Jupiteri do ju bëjë të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa të gabuara.
AKREPI
Për shkak të Plutonit jeta juaj në çift ka për të qenë shumë e trazuar. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene të vazhdueshme dhe zëri do ngrihet shumë nga të dyja palët. Beqarët do kenë disa takime, megjithatë ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa më tej. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini sa para të shpenzoni.
SHIGJETARI
Të gjithë ata që kanë kaluar ditë të vështira së fundmi, sot do ndihen me më shumë energji për të sqaruar gjithçka. Mund të heqin dorë edhe nga disa zakone të hershme. Beqarët do kenë fat me shumicë dhe do fillojnë të ndërtojnë mure të fortë për një lidhje afatgjatë. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm dhe nuk do keni probleme serioze. Do ndiheni shumë të qetë.
BRICJAPI
Gjatë kësaj dite do e thelloni edhe më shumë marrëdhënien me partnerin. Do e shprehni pafund dashurinë dhe do bëni edhe premtime. Beqaret do kërkojnë persona specialë e pa të meta çka nuk do mund të arrihet sot. Dita do jetë e zakonshme. Financat do kenë disa përmirësime të vogla që në fakt do ju ndihmojnë të zgjidhni disa probleme të mbetura pezull.
UJORI
Nëse më në fund pranoni të hapni rruge dhe e kuptoni se keni bërë edhe ju gabimet tuaja, jeta në çift ka për të qenë më e qetë dhe me e lumtur. Vendosini edhe pikat mbi “i” për disa çështje të tjera. Beqarët do kenë një ditë plot ritëm dhe njohje interesante kështu që gjithçka do ju ecë më së miri. Financat në tërësi nuk do jenë të këqija, por disa shpenzime te papritura mund të sjellin pak tronditje. Mos e lëshoni veten, por merrni menjëherë masa.
PESHQIT
Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë shumë e ngrohtë. Do jeni më të gatshëm për të shprehur ndjenjat dhe për të mbajtur një klimë sa më harmonike. Beqarët do afrohen akoma më shume me një person që kanë pëlqyer dhe zemra di ju ndihet mirë. Nëse me financat jeni treguar të pamatur kohët e fundit, sot do keni goxha vështirësi.