Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka shfrytëzuar situatën e COVID-19 për të transformuar garazhin e shtëpisë së tij në një vend për shpërndarjen e kokainës, ku i janë sekuestruar 75 kg. kokainë.
Ka qenë policia e Ostias e cila pas dyshime dhe lëvizjeve të 24 vjeçarit, është vënë në ndekje të tij dhe më pas ka sekuestruar 75 kile kokainë në makinën e shqiptarit të parkuar në garazhin e shtëpisë.
Përveç shqiptarit është arrestuar dhe një 46-vjeçar italian. Kokainë e sekuestruar kap vlerën e rreth 4 milion euro dhe kishte destinacion sheshet më të rëndësishme në Romë dhe zonat përreth.
/a.r