Austria e cila ka qenë një vend tejët i prekur nga Covid-19 po përpiqet të rivërë në punë motorët e ekonomisë së saj.
Në fakt, edhe pse me mbi 15 mijë të prekur dhe mbi 500 viktima nga pandemia që ka gjunjëzuar shëndetin dhe ekonominë e globit, qeveria e Vienës ka bërë një lajmërim të rëndësishëm, që ngjall shpresë për rikthimin në normalitet të të gjithë Evropës.
Duke nisur nga 1 maji është planifikuar që të gjitha dyqanet e shitjeve të cilit do lloj produkti, së bashku me berberhanet dhe parukeritë, apo edhe materialet e kopshtarisë, do të mund të hapen nën kushte të rrepta sigurie.
Të gjithë sektorët e tjerë të shërbimit, përfshi hotelet dhe restorantet, do të vlerësohen në fund të Prillit, me synim që të bëhet e mundur hapja graduale duke nisur nga mesi i majit edhe për to.
Por nga ana tjetër, në këtë shtet, dyqanet e vogla, qendrat tyregtare janë hapur tashmë që më 14 Prill nën respektimin e disa rregullave shtrënguese sikurse janë kufizimet e numrit të klientëve në radhë për të hyrë në to, përdorimi i detyrueshëm i maskës, e kësthu me radhë.
“Kjo është një dritë në fund të tunelit për sektorin e shitjes me pakicë, që ka qenë i mbyllur për shkak të virusit të koronës’, – tha Peter Buchmüller, presidenti i divizionit tregtar federal i Dhomës Austriake të Tregtisë, i cili u shpreh i kënaqur me vendimin e ri.
“Për disa kompani shitjesh, ky do të jetë oksigjen dhe të paktën kështu do të kufizojnë në njëfarë mënyrë humbjet. Kjo bën të mundur që të bjerë dhe fluksi drejt orientimit të blerjeve drejt gjigandëve ndërkombëtarë online, dhe të përqëndrohet në tregun vendas’ – tha ai.
Në Shqipëri ku duket se situata është mjaft më e shëndosëh, por frika më e madhe si shkak edhe e një fryrjeje artificiale të panikut, ka ardhur momenti gjithashtu që gradualisht motorët e vërtetë të ekonomisë të rivihen në punë.
Pas sektorit të prodhimit industrial që nuk u ndal në ansjë moment, tani duket se u ka ardhur radha edhe shërbimeve që të rikthenen në normalitet, me protokolle, dhe kushte të reja sigurie, sigurisht duke i vëzhguar rreptësisht hap pasa hapi, që në rast se nuk i zbatojnë, të mbyllen sërish.
Dhe prova më e madhe e forcës me këtë, janë rihapja e qendrave tregtare, ku ndodhen qindëra dhe mijëra subjekte, dhe një numër edhe më i madh të punësuarish që mundësojnë rikthimin e jetës në normalitet, sigurisht nën kushte të reja dhe masa shtrënguese.
Shqiperia deri tani ja ka dalë, është momenti për të jetuar dhe marrë frymë sërish lirisht, edhe pse me maska. /e.s/