Nuk është Kosova dhe as Gjykata Kushtetuese e saj ajo që e ka pezulluar Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Atë e ka bërë Washington-i, sipas një portali serb. Kush e kënd e ka bindur: Thaçi, Jahjaga dhe ortakët – amerikanët ose amerikanët ata, nuk është fare e rëndësishme. Me rëndësi është pse, shkruhet në një koment redaktorial të portalit serb “Pravda”. Administrata e Kosovës, kushdo që të ulet në të, thotë portali, nuk guxon të blejë as fashikuj nëse për këtë nuk pajtohet ambasadori amerikan në Prishtinë, transmeton Koha.net.
Komenti i cili ka edhe plot fyerje të stilit ”e ashtuquajtura Kosovë ”, i “ashtuquajturi shtet” etj., thotë se nuk ka teori që pezullimi i AKS-së të jetë hakmarrje ndaj dështimit të Kosovës në UNESCO dhe shton se ai është vazhdimësi e politikës së Washington-it .