Kryeministri Edi Rama ditën e sotme informoi sesi një djalë ka thyer rregullin duke shkuar nga Tirana drejt një qyteti tjetër për të takuar prindërit e tij dhe më pas i kishte infektuar ata.
Lidhur me këtë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një reagim.
Postimi i Manjanit
Ja ku është dhe rasti i parë i zbatimit të Kodit Penal të mrekullueshëm që përgatiti shteti monist!
Rasti është:
Djali shkon të takojë prindërit e tij të moshuar. Pas çmalljes me të birin, prindërit dalin me COVID. Kryeministri njofton se në bazë të Kodit Penal të Presidentit, ky djali do hetohet e do dënohet me burg.
Nxirreni vetë konkluzionin e drejtësisë së Kodit Penal. Por nëse vërtetë ai djalë dënohet pse takoi prindërit e tij që i kanë bërë kokën, këta të fundit hyjnë në dhé për së gjalli. I shpëtojnë virusit, por jo drejtësisë popullore të shtetit monist!
Por siç na njoftoi dhe Presidenti, kemi plotësuar një vakum ligjor!!
Oh të bukur vakum!
Vakumin që të bën kriminel po të takosh prindërit. Këto të fundit vetëm Erion Veliaj lejohet ti takojë. Atë nuk e zë as virusi e as Kodi Penal.
#koncertnëvitin1936# /e.s/