Me këmishë dhe maskë në fytyrë, si masë mbrojtjeje ndaj koronavirusit, i moshuari i akuzuar për përdhunim nga vajza 17-vjecare, e cila i shërbente në banesë, është shfaqur sot i acaruar sapo ka dalë nga makina e policisë drejt gjykatës.
Me flokë tërësisht ë bardhë, por të gjatë, ai u ndihmua nga policët të zbriste nga makina e policisë, por më pas i është sulur me fyerje njërës prej gazetareve që ishin të pranishëm për të ndjekuar nga afër dërgimin e tij në sallën e gjyqit.
“Ik zhduku ti k*rvë e m*tit, ik tutje”- ka shpërthyer në fyerje ai.
Ndërkohë që policët kanë tentuar ta qetësojnë, “pusho, shttt, hajde këtje”, dhe e fusin në godinën e gjykatës, e cila po sot vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”
Ndërkohë, avokati mbrojtës, Gjergji Imeraj ka thënë se i moshuari, Bajram Tusha vazhdon të jetë në gjendje të rënduar.
“I kam kërkuar edhe gjykatës që ta kalojë në komision mjeko ligjor se mosha dhe paraqitja tregonte gjendje të rënduar, sot ishte më I qetë por në polici ka qenë i pavetëdisjhëm, se familjarët thonë që vuan nga humbja e kujtesës për shkak të moshës dhe vështirësive të jetës”- tha ai.
g.koosvari