Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit nga ana e BE-së të propozimit të Komisionit Europian për përjashtuar Ballkanin Perëndimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve medicinale në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Përmes një postimi në facebook, Balla deklaron se me këtë vendim, BE i dërgoi një mesazh të fortë solidariteti Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë periudhë të vështirë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Një tjetër mesazh solidariteti vjen nga familja e Bashkimit Europian për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Miratimi i propozimit të Komisionit Evropian për të përjashtuar Ballkanin Perendimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve mjekësore në kuadër të luftës kundër COVID-19, do të hyjë në fuqi këtë të Djelë, 26.04.2020.
Nuk jemi vetëm ndaj armikut të padukshëm.🇦🇱🇪🇺🙏
g.kosovari