“Gratë janë të pavendosura, shohin mes rafteve, hezitojnë për të zgjedhur dhe duan shumë kohë për të bërë pazar. Më mirë gjatë epidemisë së koronavirusit mendojnë meshkujt, të cilët marrin gjërat që ju kërkohen dhe largohen”.
Janë këto fjalët e kryebashkiakut të Osaka, të cilat kanë ngjallur valë kritikash dhe polemikash në Japoni.
Politikani 56-vjeçar, tentoi që të korrigjojë fjalët e tij duke folur për gazetarët, duke u justifikuar se fjalët e tij janë të vërteta për familjen e tij.
Por pavarësisht kësaj Ichiro Matsui, u etiketua si paragjykues dhe për shfaqje mungese respekti.
Nga ana tjetër kishte dhe të tjerë që ranë dakord me të, duke e drejtuar gishtin kundër grave të moshuara, për të cilat thanë se kanë shumë pak interes për të bërë blerje. /a.r