Dy persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan të kalonin kufirin me 22 mijë euro të padeklaruara dhe me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Të arrestuarit janë Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u prangosën pasditen e së enjtes,
Të dyshuarve në portin e Durrësit, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare të, në kamionin të cilin e drejtonin të dy si shofer dhe dublant, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtetasit Sh. B., një leje drejtimi dhe kartë identiteti greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 12.090 euro.
Ndërsa 54-vjeçarit B. D., iu gjetën 10.000 euro të padeklaruara gjatë kontrollit doganor.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
/a.r