Një vajzë 17-vjeçare në Britaninë e Madhe, vret veten për shkak se nuk duroi dot izolimin nga koronavirusi.
Beth Palmer, nga Manchester, e cila kishte talent në muzikë, vrau veten për shkak se ditët në izolim i dukeshin shumë të gjata.
Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e saj.
Vajza e cila studionte për artiste vokale dhe që po bëhej e njohur në muzikë, u gjet e vdekur në shtëpi, disa ditë pas nisjes së bllokadës nga koronavirusi.
Familja e saj e tronditur thotë se nuk kishte parë shenja depresive përveçse kishte shprehut trishtim për faktin se nuk mund të takohej me miqtë apo nuk mund të shkonte në shkollë.
g.kosovari