Kanë nisur punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar që u nisën në Itali para pak ditësh.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu thotë se ata po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vëshitara, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.
“Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë”.
g.kosovari