Që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ka patur teori të ndryshme rreth origjinës së tij.
Një mikrobiolog rus mendon se doli nga laboratori i Wuhanit ku shkencëtarët bënë gjëra të çmendura.
Profesori Petr Chumakov pohoi se qëllimi i tyre ishte të studionin patogjenitetin e virusit dhe nuk kishin qëllim që të krijonin një vrasës nga vetë njeriu.
“Në Kinë, shkencëtarët në laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit për rreth 10 vite. Ata e bënë këtë, jo me qëllim për të krijuar variante patogjenike, por për të studiuar patogjenitetin e tyre. Për mendimin tim, kanë bërë gjëra të çmenudra. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, tha Chumakov, studiues në Institutin Molekular të Biologjisë Engelhardt në Moskë për “Moskovsky Komsomolets”.
Profesori shtoi se shkencëtarët kinezë krijuan ‘variante të virusit … pa qëllim dashakeq’ ndoshta duke synuar në krijimin e një vaksine kundër HIV.