Enver Levani është Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë.
Mësohet se Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici. Ndërkohë, bëhet me dije se ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit.
Referuar të dhënave, Enver Levani vjen në këtë detyrë duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”.
Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.