Gjermania ka raportuar më shumë se 11,000 raste të mistershme të zogjve të sëmurë ose ngordhur kryesisht në zonën perëndimore, për të cilët ka ngritur tashmë edhe një hetim zyrtar.
Sipas NABU (Unioni i Konservimit të Natyrës dhe Biodiversitetit), simptomat e zogjve të sëmurë përfshijnë probleme me frymëmarrjen, ndërprerje të ngrënies dhe nuk bëjnë përpjekje për të shpëtuar kur iu afrohen njerëzve. Unioni po këshillon njerëzit që të mos lërë më ushqim dhe ujë për zogjtë për të zvogëluar kështu rrezikun e transmetimit midis tyre.
Rezultatet e para të testit laboratorik tek zogjtë e ngordhur kanë treguar një infeksion bakterial (Suttonella ornithocola) që është i njohur në Mbretërinë e Bashkuar që nga vitet 1990 dhe që prek në mënyrë të ngjashme zogjtë. Infeksioni ishte raportuar më parë në Gjermani në vitin 2018. Rezultatet e mëtejshme të testit mbi zogjtë priten gjatë ditëve në vijim.
Infeksioni i zbuluar shkakton pneumoni tek zogjtë, duke i kthyer ata në letargjik, pendë të dobësuara dhe vështirësi në frymëmarrje. Nuk ka raporte që ky infeksion të prek ndonjë kafshë tjetër përveç zogjve. /TheGuardian/