Një 46-vjeçar në Mirditë është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Shtetasi L. V u kap duke lëvizur në qytetin e Rrëshenit.
Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një thikë që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
g.kosovari