435 jetë të humbura janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Spanjë duke e çuar në 21,717 totalin e viktimave.
Po gjatë këtyre orëve janë shtuar 4,211 raste të reja që e çojnë në 208,389 numrin e përgjithshëm të të të infektuarve.
Në grafikun që e gjeni më poshtë duket qartë se Spanja po regjistron cdo ditë rënie të jetëve të humbura që regjistrohen çdo 24 orë nga koronavirusi.
Ndërkohë, 85,915 pacientë janë konfirmuar si të shëruar nga sëmundja.
Deri tani, raste aktive janë 100,757 nga të cilat 7,705 pacientë ndodhen në gjendje kritike.
g.kosovari