Epidemiologu italian Giulio Tarro shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit të koronavirusit në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe doreza, por kritikoi qeverinë duke u shprehur se, nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.
“Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.
Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese”, tha Tarro për Ora News. /e.s/