“Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias! Kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike”.
Kështu thotë kryedemokrati Lulzim Basha, duke komentuar raportin e Raporterëve Pa Kufij.
Basha deklaron se ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë.
Sipas kreut të opozitës, ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standardet europiane.
“Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për anëtarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve evropianë”, thotë kryedemokrati.
/a.r
Ne kohen tuj ju venit zjarr gazetave dhe gjobitnit televizionet me 15 milion dollar or Lul.Rama vetem denon feak news