Zyrtarisht transportonte kafe, por gjatë një kontrolli nga policia, brenda në makinë iu gjetën mbi 4 kilogramë kokainë.
Në prangat e policisë italiane në Firenze pasditen e së hënës, përfundoi një biznesmen shqiptar, i cili merrej me shpërndarje pijesh dhe kryesisht kafeje.
Shqiptari i moshës 32-vjeçare sapo kishte dalë nga autostrada A/1m, ku policia e cila kishte ngritur postblloqe prej emergjencës së koronavirusit, e ndaloi për kontroll.
Efektivët ngjallën dyshime prej sjelljes nervoze të shqiptarit, duke u thelluar në kontroll, ku poshtë sediljes së pasagjerit, u gjetën tre pako me lëndë narkotike me nga 3500 gramë secila.
Çmontimi i sedijes së pasme gjeti edhe sasinë tjetër të lëndës narkotike, duke çuar në total 4 kilogramë kokainë.
Po ashtu nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 37 mijë e 295 euro, të cilat dyshohet se janë fryt i aktivitetit kriminal, si dhe me vete në xhep kishte dhe 1300 euro të tjera.