Shkon në 141 numri i mjekëve të vdekur nga Covid-19 në Itali.
Ditën e sotme Federata e Urdhrit të Mjekut në Itali, komunikoi vdekjen e dy mjekëve të tjerë.
Bëhet fjalë për mjekun pediatër, Silvio Marsili, i cili është viktima më e fundit mes bluzave të bardha, shkruajne mediat italiane.
Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, gjeti vdekjen edhe Oscar Ros, specialist i higjienës.
Në total në Itali, numri i viktimave ka shkuar në 24.114, ndërsa i të infektuarve në 181.228.
g.kosovari