Publikohen pamje të rralla brena laboratorit në Wuhan nga ku dyshohet se rrodhi koronavirusi.
Sipas Daily Mail, Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës globale.
Teoritë pohojnë se virusi ka rrjedhur nga ky institucion, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të biosigurisë së P4.
Një video e lëshuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër të këtij instituti.
Laboratori është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze. Ai u përfundua në vitin 2015 dhe u hap zyrtarisht në vitin 2018. Në pamje, një studiues, i quajtur Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse dhe kalojnë pesë dhoma përpara se të hynin në pjesën thelbësore të laboratorit.
Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një “kuti” me viruse dhe një dhomë për “shpërndarjen” e kafshëve. Supozohet se njëzet e katër shkencëtarë mund të punojnë atje në të njëjtën kohë.
Studiuesi Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas. /e.s/