Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja.
“Lamtumirë mik”, shkruan Rama në një postim në facebook, ndërsa ndan foton e “Dedës”, një prej roleve më të njohur të aktorit të ndjerë, në filmin ‘Rrugë të Bardhë”.
Aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të hënë në moshën 77-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. /e.s/