Ne sondazhin e realizuar nga Eduart Zaloshnja per Real Story: 70% e njerëzve mendojnë se Shqipëria i është përgjigjur mirë situates se Covid-19 me masat e marra.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” është diskutuar në lidhje me mënyrën se si u menaxhua situata e virusit në Shqipëri. Sipas një sondazhi nga Eduard Zaloshnja, pyetjes “Me aq sa keni parë dhe keni lexuar si po e lufton Shqipëria COVID19?”, 70% e qytetarëve janë shprehur më mirë se shumë vende të tjera, 9% më keq se shumë vende të tjera , 17% të qytetarëve njësoj dhe 4% nuk janë shprehur.
Ndërsa lidhur me shqetësimin më të madh prej pandemisë, 70% e qytetarëve janë përgjigjur se janë të shqetësuar për shëndetin e familjes, 29% për ekonominë e faamiljes dhe 1% nuk e di.