Pak ditë më parë gazetari i Real Story Thimi Samarxhiu i kushtoi një reportazh një dite pune të hetuesve të koronavirusit, epidemiologëve të ISHP-së që shkojnë çdo ditë në vatrat e virusit. E menjëherë pas kësaj detyre ai së bashku me operatorin i janë nështruar testeve për COVID-19.
Fatmirësisht të dy kanë rezultuar negativë. Ky është edhe formulari i plotësuar për testimin e SARS-COV-2 ku siç shihet nuk janë infektuar.
Në emisionin e 16 prillit, gazetari Thimi Samarxhiu, redaktor i emisionit “Real Story” ka qenë në një ditë pune me mjekët epidemiologë që identifikojnë personat e prekur nga koronavirusi dhe ka sjellë disa momente, nga një familje, ku një person ishte i prekur nga COVID-19. Ndiqni videon.