Një grup tjetër infermierësh, prej 60 infermierësh është nisur drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë.
60 infermierët që janë nisur drejt Italisë, jo të gjithë kanë qenë të punësuar aktiv. Ato priten që të trajnohen për disa ditë në Itali, ku dhe më pas do të nisin punën në spitalet COVID-19.
Kjo ndihmë vjen në një kohë kur Shqipëria ka një kurbë të qëndrueshme të të infektuarve, teksa lajmi i mirë, ndryshe nga sa paraqitet panorama në shumë shtete të tjera të Europës, spitalet nuk janë të tejmbushura. Në komunikimin ditor që ka pasur ministria e Shëndetësisë ditën e sotme, u bë e ditur se dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është vlerësuar maksimalisht nga jo vetëm nga Italia, si një gjest madhor i një vendi të vogël, por me zemër të madhe.
/a.r