Një bonus për familjet në vështirësi ekonomike dhe punojnë në të zezë. Bëhet fjalë për 70 mijë familje të cilat nuk ishin përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike.
E deklaroi kryeministri Edi Rama.
“S’ka një zgjidhje individuale prë familjet që janë në vështirësi ekonomike dhe punojnë në të zezë, por duke konstatuar që një pjesë e madhe që punojnë në të zezë janë një grup prej afro 70 mijë familje që nuk janë të përfshira në skemën ekonomike edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lratë se ai i atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike.
Si aplikues konsiderohen familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh se të tjerët. Po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte një herë për periudhën e mëtejshme. Si do të jetë sa dhe kur do të ndodhë do ta kemi të qartë këtë javë”.
g.kosovari