Britania e Madhe po përgatitet që të përdorë gjakun e të shëruarve nga koronavirusi për të trajtuar të sëmurët me Covid-19.
Departamenti i Gjakut dhe Transplantit në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor të vendit është duke u kërkuarve disa nga pacientëve të shëruar nga virusi që të dhurojnë gjak në mënyrë që të përdoret në trajtimet eksperimentale që po bëhen aktualisht.
Shpresohet që antitrupat e krijuar në organizmat e të shëruarve mund të ndihmojnë në luftimin e virusit tek ata që janë ende të sëmurë. Ky lloj trajtimi është nisur ndërkohë në SHBA, ku po zhvillohet një studim i madh në të cilin janë përfshirë mbi 1,500 spitale.
Kur një person është i sëmurë me Covid-19, sistemi i tij imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa të cilët nisin ta sulmojnë virusin. Me kalimin e kohës, këto antitrupa të krijuara mund të gjenden në plazmën e gjakut.
Departamenti i Gjakut dhe Transplantit në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor njoftoi:
“Ne parashikojmë që plazma do të përdoret fillimisht në eksperimente klinike si një trajtim i mundshëm për Covid-19. Nëse aprovohen plotësisht, testimet do të vazhdojnë më tej për të parë nëse transfuzionet e plazmës mund të përmirësojnë shpejtësinë e shërimit të një pacienti me Covid-19 dhe shanset e mbijetesës…” /e.s/