Ditën e sotme Spanjë ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur nga virusi të paktën 399, një shifër kjo më e ulët nga bilanci ditor i së dielës ku u konfirmuan të paktën 410 vitima.
Kjo tregon se vdekjet në Spanjë janë drejt rënies. Ndërsa numri total i të vdekurëve në Spanj ka arritur në 20,852, ndërsa janë konfirmuar mbi 200,000 të infektuar ku mes tyre janë shëruar plotësisht të paktën 80,000 pacientë.
Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez pritet të kërkojë nga parlamenti nesër të zgjasë bllokimin deri në 11 maj.
Që nga 27 prilli, pritet që prindërit të lejohen të dalin ngashtëpitë sëbashku me fëmijët nën 12 vjeç për ushtrime, megjithëse ka pasur edhe ankesa se kjo masë lë në shtëpi fëmijët e grupmoshave nga 12 deri në 16 vjeç.
Akoma nuk ka shenja të heqjes së kufizimeve nën të cilat njerëzit lejohen vetëm të lënë shtëpitë e tyre për të shkuar në punë, për të blerë ushqim ose për arsye mjekësore, megjithëse ka një lehtësim të konsiderueshëm të masave krhasuar me fillimin e shpërthimit.
g.kosovari