Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shtrohet në spital, për shkak të problemeve që ka shfaqur me shëndetin.
Mëngjesin e sotëm, Thaçi është dërguar në në Klinikën e Urologjisë ku ka marrë edhe infuzion.
Presidenca me anë të një njoftimi bën me dije se “Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”.
Nga të dhënat paraprake siç raportojnë mediat në Kosovë, bëhet me dije se kreu i shtetit ka pasur probleme me gurë në veshka.
Të dielën ai e kaloi në Bjeshkë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritej të kishte një takim me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.
g.kosovari