“Prioritet është shëndeti i tifozëve, i lojtarëve dhe i drejtuesve. Jam optimist nga natyra, besoj sa ka opsione të cilat na lejojnë të rifillojmë kampionatet dhe kupat për ti çuar deri në fund. Mund të rifillojmë ndeshjet por pa tifozë, mendoj se gjëja më e rëndësishme është të luajmë. Në këto kohë të vështira mendoj se do ti sillte njerëzve lumturi pavarësisht se do ti shohin nga televizioni”. Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, në intervistën e tij për “Corriere dello Sport”, shtoi ndër të tjera se duhen respektuar rregullat e vendosua nga autoritet:
“Sigurisht që mungesa e tifozëve do të thotë shumë por më mirë të luhet se sa jo. Futbolli do të sillte në shtëpitë e tifozëve emocione që në këtë kohë kanë shumë nevojë”. Në lidhje me finalet e Champions dhe Europa League, Ceferin theksoi se nuk ka një datë fikse pasi gjithçka varet se kur do të rifillojnë të luajnë: “Të gjithë organizmat po punojnë që futbolli të rifilloj. Masat e marra nga autoritet duhen respektuar kur të na japin dritën jeshile do të zbresim fillimisht në stërvitje më pas në fushë”, u shpreh Ceferin.