Të paktën 16 njerëz vdiqën, mes të cilëve edhe një police pas të shtënave që zgjatën për plot 12 orë në vende të ndryshme në Nova Scotia, në Kanada.
Autori i masakrës, i veshur si oficer policie, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, me profesion dentist u gjet i vdekur. Ai zotëronte shumë pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës.
E gjitha filloi në Portapique, një bashkësi e vogël rurale 35 milje larg Truro.
Policja e vrarë quhej Heidi Stevenson, e cila ka qenë në detyrë për 23 vjet dhe nëna e dy djemve.
“Nuk mund t’ju jap detaje sonte, por ka më shumë se dhjetë të vdekur,” tha zëdhënësi i policisë federale për Dartsmouth në një konferencë për shtyp kurse Kryeministri Justin Trudeau shprehu dhimbjen e tij për viktimat përmes një postimi në Tëitter.
Sipas mediave kanadeze, vrasësi kishte modifikuar gjithashtu edhe makinën e tij për ta bërë atë të dukej si makinë policie.
Ai prej ditës së shtunë ndodhej në arrati pasi ndiqej nga policia e cila kërkonte ta vinte në pranga pasi ishte njoftuar për praninë e një personi të armatosur në fshatin Portapique. Sipas mediave disa kufoma u gjetën në bodrumin e një kantine.