Ilustruesi dhe regjisori i “Tomit dhe Xherrit”, Gene Deitch ndërron jetë në moshën 95-vjeçare.
Sipas Mirror, illustruesi fitues i çmimit Oscar vdiq natwn e sw enjtes në banesën e tij në Pragë. Botuesi çek, Petr Himmel, i tha “Associated Pressed se ai vdiq papritur.
Gene, emri i plotë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë “Tomi dhe Xherri” dhe disa të tjera nga seriali “Popeye”.
Gene punoi si dizenjues hartash për Aviacionin Amerikan përpara se të hynte në ushtri. Pasi u shkarkua për shkaqe mjekësore, ilustruesi më pas u vendos në Pragë nga viti 1959.
Filmi i tij “Munro” fitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar në vitin 1960.
Ai u nominua gjithashtu për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat “Jam Nudnik” dhe “Si Të Shmangësh një Miqësi”.
Më parë, ai kishte krijuar serialin “Tom i Tmerrshmi”, ndërsa me “Pema Familjare e Sidney”, ku ishte bashkëprodhues, u nominua për një çmim Akademie në vitin 1958.
Gjatë karrierës së tij, Gene punoi si drejtor krijues në Terrytoons, nën “20’th Century Fox”, ku ai krijoi karaktere si Elefanti Sidney, Lapsi Gaston, Clint Clobber dhe Tompsoni i Tmerrshëm.
Ai vazhdoi të punojë me “Rembrandt Films” përgjatë viteve 1960 për të prodhuar një numër karikaturash të “Popeye”, si dhe një duzinë të “Tomi dhe Xherrit” për “Metro-Goldwyn-Mayer”.
Gene ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, që të tre karikaturistë. /e.s/