Qeveria spanjolle planifikon të zgjasë izolimin mbarëkombëtar për rreth dy javë, pasi shifrat e vdekjeve nga koronavirusi arritën në 20 043.
Kërkesa e kryeministrit, Pedro Sanchez për zgjatjen e qëndrimit në shtëpi deri më 9 maj duhet ende të miratohet nga parlamenti, i cili konsiderohet i sigurt, pasi opozita ka shprehur mbështetjen e saj.
Sanchez deklaroi në një fjalim se zgjatja ishte e nevojshme kundrejt përparimit të vazhdueshëm për të marrë shpërthimin nën kontroll.
Për pesë javë, rreth 47 milionë qytetarë të Spanjës, lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm në raste të jashtëzakonshme, kryesisht për të shkuar në punë, te mjeku, apo markete. Në dallim nga vendet e tjera, shëtitjet në natyrë dhe sportet janë rreptësisht të ndaluara.
Izolimi aktual do të përfundojë më 27 prill.