Spanja e ka kaluar tashmë pikun e koronavirusit, por numri i vdekjeve ditore vijon të jetë i lartë. Raportohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 410 persona, ndërkohë që janë regjistruar 1.528 raste të reja. 195.944 persona janë të prekur nga coronavirusi në Spanjë.
Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha se të dhënat e fundit konfirmojnë se Spanja ka kapërcyer pjesën më të vështirë të krizës.
“Ne kemi arritur kulmin dhe qëllimi këtë javë është të arrijmë në fazën tjetër”, tha ai.
Testimi do të luajë një rol të madh në kontrollimin e sëmundjes dhe qeveria së shpejti do të fillojë një studim epidemiologjik, duke marrë mostra nga 62.400 njerëz në të gjithë vendin, në përpjekje për të përcaktuar shtrirjen e infeksionit, pergatiti BW.