Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka folur për rolin e opozitës në betejën kundër pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Ristani tha se opozita është munduar të kryejë rolin e saj, ka bërë propozime për zgjidhje dhe ka kritikuar apo denoncuar ato që janë bërë keq.
“Ka mbajtur publikun të informuar dhe ka dhënë opsione për zgjidhje. Gjithë bota është përfshirë në praktika dhe diskutime për përballjen e krizës së shkaktuar nga pandemia, por monarku delirant s’ka nevojë për të marrë mendime apo shembuj nga askush.
Ai është si ata sazexhinjtë romë që e kapin muzikën me veshë. Asgjë tjetër përveç pushtetit personal nuk i intereson”, u shpreh ai në një intervistë për “Koha Jonë”.
I pyetur nëse i druhet një skenari që kryeministri Edi Rama të shtyjë zgjedhjet parlamentare, opozitari theksoi se nga Edi Rama pritet çdo gjë.
“Në fakt, sipas kushtetutës nuk është e mundur që të mos zhvillohen zgjedhje parlamentare, vitin tjetër. Opozita mund dhe duhet të bëjë të pamundurën, me të gjithë forcën dhe kapacitetet e saj, që në këtë vend të zbatohet kushtetuta dhe ligjet. Është imperative që ky vend të rikthehet tek shteti i së drejtës”, theksoi ai.
Ndërkohë, për testimin e qytetarëve Ristani deklaron se jo vetëm është një direktivë e OBSH-së, por është edhe një praktikë e zgjeruar ndërkombëtare.
Ik mor hadut pijanec i qelbun me gjithe PD fashiste
Eh mor Risto, sikur te kishe vlere sa nje qime ne b*let e Rames, edhe mund te kishe ndonje shprese. Megjithese ky dreq Edi i ka b*let masive e s’te mbetet tjeter vetem te argetohesh duke i soditur nga poshte. Kujdes, nuk ke te drejte t’i prekesh, se meriton!