Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime mbi dobinë e anti-trupave për Covid-19. Teksa shumë ekspertë të shëndetësisë janë shprehur se testi serologjik mund të dëshmojnë nëse dikush është i mbrojtur, OBSH pyeti nëse ata ofrojnë ndonjë garanci të imunitetit.
Ndërkaq, shumë shtete kanë lajmëruar për planifikimin e blerjes së miliona testeve për anti-trupa, që njerëzit që vërtetohet se kanë pasur virusin, që mund të pajisjen me “pasaporta imuniteti” dhe mund të kthehen në punë.
Qeveria britanike ka blerë 3.5 milionë teste për anti-trupa, mirëpo nuk ka gjetur ende diçka të duhur për përdorim.
Nga ana tjetër, OBSH-ja ka paralajmëruar kundër investimit kaq shumë në këtë lloj të testeve. Duke folur në Gjenevë, dr. Maria van Kerkhove e OBSH hodhi dyshime në përfitimin e testeve të shpejta serologjike për shkak të mungesës së provave rreth imunitetit të koronavirusit.
“Ka shumë vende që sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike diagnostikuese për të kapur atë që mendojnë se do të jetë një masë e imunitetit.
Tani për tani, ne nuk kemi asnjë provë që përdorimi i një testi serologjik mund të tregojë se një individ ka imunitet ose është i mbrojtur nga riinfeksioni”, tha ajo.