Gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve të zbatimit të masave shtrënguese për parandalimin e koronavirusit do t’u kthehen të ndëshkuarve. Kryeministri Edi Rama publikoi vendimin e faljes dhe mënyrën si do të kthehen ato tek i zoti.
Do të falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosura nga autoritetet shtetërore për shkeljen e rregullave duke filluar nga momenti i konstatimit të COVID19 në Shqipëri deri më 17 prill 2020. Kthimi do të bëhet brenda 15 majit 2020.
Si do i kthehet detyrimi?
Kthimi i shumës së detyrimit të falur port ë paguar, për masat administrative me gjobë merret nga zëri përkatës I buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma me urdhër të nëpunësit të parë të autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike në llogaritë bankare të individit ose në mungesë të saj, kjo shumë I dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për tia dorëzuar subjektit përfitues.
Të gjitha institucionet duhet të dërgojnë listën e personave të gjobitur përshirë dhe shumën dhe të dhënat e tjera brenda datës 30 prill.
Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur mën administrative do të bëhet brenda datës 15 maj 2020.
Lejet e drejtimit
Të gjitha lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara duhet të kthehen brenda 15 majit 2020 tek subjekti përfitues. Ky akt normative hyn në fuqi menjëherë sapo publikohet në fletoren zyrtare.
“Falen jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!” shkruan Rama ne facebook.
Duke shtuar “ Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit…”
g.kosovari