Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 2,2 milion, përkatësisht 2,252,651 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 154,311.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 37,175 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 22,745 viktima, Spanja me 20,002, Franca me 18,681 dhe Britania me 14,576.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë raportuar edhe 1,290 viktima ditën e djeshme më 17 prill duke e çuar në 4,632 numrin total të vdekjeve.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 574,818 mijë të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,5 milion raste aktive që presin të shërohen.
g.kosovari