Franca vijon të mbetet thuajse në të njëjtat shifra me një ditë më parë sa i takon viktimave të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 761 viktima, ndërkohë që një ditë më parë u raportuan 753 të vdekur.
Me shifrat e sotme, numri i të vdekurve në Francë shkon në 18.681.
Këto shifra flasin për një kurbë të qëndrueshme, pasi dy ditë më parë u shënuan 1438 viktima në 24 orë.
Sakaq në orët e fundit janë shtuar 1.909 raste të reja të prekur, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 147.969.
Me këto shifra Franca renditet e katërta në botë për numrin e viktimave, pas SHBA, Spanjës dhe Italisë.
g.kosovari