Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se dy rastet e reja të infektuara me koronavirus në Kurbin janë punonjëse të fasonerisë me raste infeksioni në Krujë. Basha tha se kjo është një këmbanë alarmi që duhet të sjellë menjëherë mbylljen e fabrikave fasone në vend për të shmangur rrezikun e infektimit të 70 mijë punonjësve.
“Sa më shumë teste të bëhen aq më shumë të inferktuar bëhen. Virusi ka prekur edhe qytetarë të tjerë. Shumica e tryre janë vajza dhe gra që punojnë në fasoneri. Rasti i Krujës është po ashtu sot shqetësues. Raportohet se nga Kruja infeksioni është përhapur në Krujë. Rastet e para në Kurbin janë punonjëse të fasonerisë në Krujë. Atyre thjesht i është kërkuar të izolohen pa kryer testimet. Rasti i infektimit është një këmbane alarmi.
Ne e kemi denonaur dy ditë më parë. Rastet e infeksionit në fasoneri kërkon ndërhyrje urgjente. Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta. Duhet të mbyllen fasoneritë në të gjithë vendin por edhe kompanitë e tjera me shumë punonjës. Autoritet duhet të mundësojnë testimin e të gjithë punonjësve në fasoneri. Kështu mundësohet shmagia për infektimin e 70 mijë qytetarëve. Vazhdimi i përhapjes së virusit do na kushtojë shumë më shjumë se pagha e këtyre punonjësve sot”, tha Basha. /e.s/