Pirja e alkoolit mund të rrisë shanset për t’u infektuar me koronavirusin vdekjeprurës, paralajmëron OBSH.
Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi kufizimin e konsumit të alkoolit gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi mund të shkaktojë “cenueshmëri shëndetësore, sjellje të marrjes së rrezikut, çështje të shëndetit mendor dhe dhunë”.
Sipas raportit të OBSH-së, “Alkooli komprometon sistemin imunitar të trupit dhe rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore.
“Prandaj, njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e tyre të alkoolit në çdo kohë, dhe veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19”.
Autoriteti paralajmëron njerëzit të mos e besojnë mitin se pirja mund të mbrojë njerëzit nga koronavirus – përkundrazi, ai mund t’i bëjë njerëzit më të prekshëm ndaj tij.
Menaxheri i Programit të OBSH për Alkoolin dhe Drogat e Paligjshme, Carina Ferreira-Borges, tha që konsumi i lartë i alkoolit në Evropë mund të rrezikojë për më “shumë viktima”.
g.kosovari