Një grua ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që përjetoi teksa përpiqej të udhëtonte për në funeralin e babait të saj. Gjithçka ndodhi pasi u ndalua në një hotel bar për të pirë diçka.
Naomi Woodyatt, e cila jeton në Cork, Irlandë po është me origjinë nga Kanada po kthehej në shtëpi për funeralin e babait të saj kur u përball me sulmin që ndodhi më 1 shtator të vitit të kaluar.
Teksa kujton përvojën e hidhur, Naomi thotë: “Ishte pika më e ulët e jetës sime. Kam qarë për tre ditë me radhë, vdekja e babait më goditi fort dhe nuk dija nëse mund t’ia dilja në funeralin e tij. Ishte e tmerrshme, kohë e tmerrshme”.
Kur arriti në aeroportin e Dublinit, i thanë se nuk mund të udhëtonte me pasaportë britanike pa vizë ndërkohë që pasaporta kanadeze i kishte skaduar. Më pas rezervoi një dhomë hoteli ndërsa përpiqej të zgjidhte problemet me vizën. Gjithçka nisi kur zbriti në bar të merrte një pije për tu qetësuar.
Naomi rrëfeu për “Irish Examiner” ngjarjen që ndodhi duke thënë:
“Unë shkova në bar për të marrë një gotë verë dhe një djalë filloi të fliste me mua. Ai tha se po shkonte në Shtetet e Bashkuara për punë. I thashë se po përpiqesha të shkoja në funeralin e babait tim. Nuk pati asnjë flirtim, dukej normal, një biznesmen rreth të 40-ave që shfaqte respekt. Ai më ofroi të më paguante një pije dhe nuk mbaj mend asgjë pas kësaj.
U zgjova në dhomën që kisha rezervuar. Ndoshta ai ka kërkuar në çantën time për të marrë çelësat. Po qëndroja në krevat kur pash që ai po më shikonte. Ishte e tmerrshme. I thashë se kisha dhimbje por ai më hodhi një vështrim të ftohtë. Nuk u përgjigj por erdhi të më përdhunonte sërish e sërish. I thashë “ndalo, ndalo, unë sapo u zgjova, ndalo”. Unë isha si e këputur, ndoshta nga droga që ai më dha.
Më pas u vesh dhe u largua. Pashë dy gota në tryezë dhe nga kjo kuptova se më kishte droguar.”
/b.d