Hungaria ka mbështetur Shqipërinë me 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore për të ndihmuar menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Kjo është një ndihmë që i jepet ekipit mjekësor që është në vijën e parë të luftës me sëmundjen.
Lajmi u bë i ditur gjatë takimit mes ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj dhe homologut hungarez Péter Szijjártó.
“Me bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren tonë përfundimtare mbi COVID-19”, thotë Cakaj.
Takimi u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Deri tani, Shqipëria ka konfirmuar 518 raste me koronavirus, nga të cilët 26 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen.
g.kosovari