Oficerët e policisë italiane në Pordedone kanë arritur ta shkatërrojnë një rrjet tregtie droge, grup i cili ishte në bashkëpunim të shqiptarëve dhe italianëve, në Venezia.
Në bazë të mediave të huaja mësohet se hetimi për këtë grup kishte zgjatur dy vjet dhe ka përfunduar ditën e sotme me dhënien e 13 masave të sigurisë.
Kush janë shqiptarët e përfshirë në grupin e trafikut të kokainës
Mediat italiane zbulojnë se hetimet është mësuar edhe dokumentimi i plotë i aktivitetit kriminal të secilit person të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi është bërë një vëzhgim i detajuar. Hetimet çuan në arrestimin 6 personave dhe 10 të tjerë janë në gjendje të lirë. Policia kapi rreth gjysmë kg drogë.
Në aktivitetin kriminal grupi kishte një hieararki të qartë, me personat që drejtonin dhe ata që bënin rolin e korrierit, në zonat mes Venecias dhe Pordenones.
Mbi të gjithë në hetime del emri i shtetasit shqiptar Aleksandër Zhava, i cili me shoqërimin e të dashurës së tij, Lisa Zille dhe Davide Zuccalà, shtetase italianë, ata shisnin drogë me pakicë në zonën Pordenone, pothuajse gjysmë kilogrami në muaj.
Përveç Zhavës, shqiptarë të tjerë të përfshirë në këtë grup janë: Jashar Tusha, Kristjan Doda dhe Tonin Ndoci, si furnitorë të nivelit të parë, dhe më vonë, si furnizues të nivelit të dytë, janë shqiptarët: Sulejman Tivari dhe Ali Tivari, që garantonin drogën që duhej.
Aktiviteti në Pordenone, u realizua edhe nga shqiptari Ivan Bolgan dhe nga italianët Claudio Marrocco, Stefano Ferro dhe Andrea Poletto, shtrihej edhe në krahinën e Venecias, sidomos në zonën e Portogruarese.
Megjithëse Italia ka afrody muaj e izoluar si shkak i pandemisë 50 policët italianë nuk kanë ndaluar punën e tyre në këtë operacion antidrogë.